Flash News

KRYESORE

Klajd Haruni “gdhend” në trupin e tij melodinë më të bukur

Këngëtari i njohur shqiptar, Klajd Haruni, i ka shtuar trupit të tij një tatuazh, i cili mbart një vlerë shumë të madhe për të.

Klajdi ka postuar një foto në profilin e tij në ‘Instagram’, ku duket tatuazhi në dorën e tij të majtë, në formën e disa valëve zanore të cilat këngëtari i ka quajtur “melodi”.

Këtë tatuazh ai ia ka dedikuar babait të tij, të cilin e konsideron si njeriun më të rëndësishëm në jetë.

Fotografinë e postuar këngëtari e ka shoqëruar me një dedikim për të atin.

Të fundit