Flash News

KRYESORE

Klajda Gjosha justifikon thirrjet e Metës për armatosje të popullit: Ka qenë retorikë e bërë pas deklaratës së Ramës

Klajda Gjosha justifikon thirrjet e Metës për armatosje të

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ishte sot e ftuara e radhës në “Vila 24” nga ku foli ndër të tjera edhe për thirrjen e kreut te Kuvendit Ilir Meta  për armatosje të popullit.

Gjosha justifiokoi thrrjen e Metës teksa tha se ka qenë një retorikë e bërë pas thirrjeve të kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e policisë në fushatë.

“Nuk duhet të merret në këtë kontekst” shtoi Gjosha.

“Kjo ka qenë një retorikë e bërë pas një thirrje te kryeministrit për përfshirjen e policisë në fushatë. Kryeministri është i pari që duhet të sigurojë votën e lirë. Nuk duhet të merret në këtë kontekst. Kto janë situate që duhet t’i japësh siguri njerëzve. Për momentin Meta është anëtari më me eksperiencë në LSI dhe nuk mund të qëndronte larg për t’i dhënë të rinjve mbështetjen. Pavarsisht se Rama kërkoi falje ajo thirrje ka mbetur” tha Gjosha.

 

Të fundit