Flash News

KRYESORE

“Klani” sulmon ministren e Arsimit? "Librat dhe mjetet shkollore më shtrenjtë se në Kosovë"

Televizioni Klan ka transmetuar një kronikë, ku evidenton se çmimet e librave për ciklin 9-vjeçar në Shqipëri janë më shtrenjtë se në vendet e rajonit.

Gazetarja Erikleda Dorezi evidenton se prindërit shqiptarë duhet të shpenzojnë deri në 52 mijë lekë për artikujt shkollor në një kohë që në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut janë falas nga klasa e parë deri në gjimnaz.

“Shqipëria mbetet vendi me kosto më të lartë për arsimin bazë në rajon. Shpenzimet për librat shkollorë të klasës së 6 deri në gjimnaz, variojnë nga 5 mijë lekë të reja, deri në 11 mijë lekë të reja. Ne blemë librat e klasës së 7-të, të cilat na kushtuan 5200 lekë. Sa u takon librave, në Kosovë ata jepen falas nga klasa e parë deri në të 7-të. Madje në kopertinën e tyre nuk ka asnjë çmim. Në Kosovë të gjitha librat janë falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të 7, ndërsa artikujt e tjerë shkollorë për një vit, kushtojnë nga 20 deri në 30 euro”, thuhet më tej në kronikë e TV Klan, qe njihet per qendrimet pro qeverise.

Në vendin tonë, sipas INSTAT librat dhe pajisjet shkollore janë bërë më të shtrenjtë, pasi indeksi i tyre ka pësuar rritje me 7.6% në muajin Gusht të këtij viti. Referuar të dhënave të INSTAT, çmimet ishin 11% më të larta për artikujt shkollorë, krahasuar me 2018.

https://www.youtube.com/watch?v=09nULU_ODs4

Të fundit