Flash News

KRYESORE

‘Klani Veliaj’ dominon festën e PS-së së Tiranës. I pranishëm edhe Taulant Balla që është gjithmonë me kryetarin

Ditën e sotme Partia Socialiste feston 27-vjetorin. Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës ku në një prej lokaleve të këtij qyteti ka mbledhur ministrat dhe përfaqësuesit kryesorë të PS-së. Ndërkohë, në Tiranë socialistët janë mbledhur në ambientet e Muzeut Historik.

Ajo që tërhoqi më tepër vëmendje ishte prezenca e atyre që në selinë rozë cilësohen si njerëz të Erion Veliajt, persona të cilët kanë qenë me kryebashkiakun e Tiranës te ‘Mjaft’, më pas te ‘G99’ dhe së fundmi në PS. Shumica prej tyre sot mbajnë poste zëvendësministrash dhe drejtues në drejtori të rëndësishme të administratës.

Dy më të 'vjetrit' ishin Pandeli Majko e Fatmir Xhafaj, të cilët njihen për simpatinë ndaj kryebashkiakut. Nga të rikthyerit u pa vetëm Ethem Ruka e Valentina Leskaj ndërsa ishin të pranishëm të gjithë deputetët e PS-së së Tiranës por edhe të zgjedhur nga qarqet e tjera të vendit.

Fjalën e rastit e mbajti Taulant Balla që sot mban postin e kreut të grupin parlamentar të PS-së dhe që, sipas socialistëve, ndjek parimin ‘gjithmonë me kryetarin’. (Mirë me Nanon, mirë me Ramën, dhe mesa duket mirë edhe me Veliajn i cili shihet si favorit për të pasur kryetarin aktual). Në podium u ngjit edhe Blerina Gjylamenti, kryetarja e PS-së së Tiranës, si dhe disa figura të tjera themelues të Partisë Socialiste.

Që pas largimit të Saimir Tahirit, pozitat e Erion Veliaj në Partinë Socialiste janë forcuar ndjeshëm teksa tashmë janë shtuar edhe më shumë zërat që e shohin atë si pasues të Edi Ramës në krye të partisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit