Flash News

KRYESORE

Klauzola 7031(c): Cilët janë zyrtarët e huaj që, ashtu si Llalla, janë shpallur 'non grata' nga Washington-i

Zero. Nuk ka asnjë zyrtar të huaj që është shpallur 'persona non grata' nga Sekretari i Shtetit, edhe pse ky sanksion i Washington-it është në fuqi që në vitin 2008, kur u hartua Buxheti vjetor i qeverisë federale (Appropriations Act). Një zëdhëns i Departamentit të Shtetit i tha të përditëshmes Mapo të shtunën, se Adriatik Lalla është zyrtari i parë i huaj që i nënshtrohet këtij vendimi ekstrem.

Siç raportoi Politiko.al të shtunën, bazuar në informacione të burimeve tona në Washington, klauzola 7031(c) ka ekzistuar si një formë trysnie dhe ka patur si qëllim 'sikletosjen' e zyrtarëve të huaj të përfshirë në korrupsion. 'Name and shame' është emërtimi informal në korridoret e Foggy Bottom (kështu quhet Departamenti i Shtetit), që do të thotë 'emërtoji dhe turpëroji'. Sipas të njëjtave burime, klauzola 7031 është hartuar për t'u përdorur në dy mënyra: njëra duke j'ua bërë të ditur zyrtarëve të huaj nëpërmjet kanalesh jozyrtare, dhe tjetra, publikimi i emrit dhe ndalimit të hyrjes në Amerikë, siç ndodhi me Adriatik Llallën.

Të fundit