Flash News

KRYESORE

KLD injoron kompetencat, shpall 11 vende vakante për gjyqtarët  

KLD injoron kompetencat, shpall 11 vende vakante për gjyqtarët  

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka tejkaluar kompetencat e përcaktuara me ligj dhe ka nisur të shqyrtojë kërkesat e 11 kryetarëve të gjykatave që u ka mbaruar mandati.

Kujtojmë se KLD nuk i ka kompetencat e duhura për të bërë zëvendësimin e tyre dhe të shpallë vendet vakante, edhe pse sipas “News 24” ka nisur të shqyrtojë delegimin e mandateve për gjyqtarët.

Aktualisht, 11 kryetarë gjykatash kanë depozituar kërkesat e tyre në KLD dhe kërkojnë shtyrjen e mandatit.

Në këto kushte, pas mbarimit të mandateve 11 gjykata në vend janë aktualisht “të ngrira”, ndërsa 11 drejtuesve të tjerë u mbaron mandati 6 mujorin e ardhshëm.

Të fundit