Flash News

KRYESORE

KLD shkarkon gjyqtarët, njëri akuzohet për korrupsion ndërsa tjetri për ngacmim seksual

KLD shkarkon gjyqtarët, njëri akuzohet për korrupsion ndërsa

Dy gjyqtarë, Ibrahim Hoxha dhe Shyqyri Çobo janë shkarkuar nga detyra.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjatë mbledhjes së sotme, ndërsa ka vendosur të rikthejë në sistemin e drejtësisë gjyqtaren Marsela Balili, e cila ka fituar pafajësinë në tre shkallët e gjyqësorit.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me dy vite burg gjyqtarin Ibrahim Hoxha, i cili është shpallur fajtor për korrupsion pasiv të ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Organi i akuzës kishte kërkuar për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha, i cili akuzohet se mori 600 mijë lekë për të ndryshuar një vendim gjyqësor, 3 vite burg, por  Hoxha përfiton uljen e 1 viti për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Edhe gjyqtari Çobo është akuzuar për korrupsion, por që i ka shpëtuar burgut.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të pezullojë dënimin me 2 vjet burg që ai përfitonte nga gjykimi i shkurtuar (Gjykata e dënoi gjithsej me 3 vjet) duke ia kaluar pjesën e mbetur të dënimit në shërbim prove.

Po ashtu gjykata vendosi që Çobo të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 3 vjet burg si dhe ndalimin e ushtrimit te funksioneve publike për 3 vjet.

Gjyqtari u kallëzua nga një grua nga Berati palë në një proces civil divorci, ku gjyqtar i çështjes ishte Shyqyri Çobo.

Pasi i ka premtuar avokat gjyqtari i kërkuar miqësi duke i telefonuar dhe dërguar shpesh sms shtetases I.T për krijimin e një lidhjeje intime. E friksuar për faktin se refuzimi i prerë nga ana e saj do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte palë gruaja bëri denoncimin.

 

Të fundit