Flash News

KRYESORE

Klea Huta së shpejti me katër këngë të reja, njëra dedikim për Elgitin

Moderatorja e njohur Klea Huta, ka treguar për publikun shqiptar se është edhe një këngëtare shumë e mire, gjë të cilën e vërtetoi edhe në këngën “Amla”, më grupin Alar Band.

Në emisionin radiofonik “Chaud Patate”, Klea është shprehur se do të sjellë katër këngë të reja, dy prej të cilave do të jenë bashkëpunime me një reper nga Kosova dhe një DJ, njëra do të jetë këngë ritmike dhe e fundit do të jetë një këngë dashurie dedikuar të dashurit të saj, Elgit Dodës.

Madje në këtë këngë vetë Elgiti do t’i jap një dorë, sepse do të ketë rolin e producentit.

Klea Huta dhe Elgit Doda, që kur kanë konfirmuar lidhjen e tyre, janë shndërruar në çiftin e preferuar për shumë nga ndjekësit e tyre.

Të fundit