Flash News

KRYESORE

Kledi Kadiu dhe Albi Nako anulojnë eventin, të gjitha të ardhurat i dhurojnë për të prekurit nga tërmeti

Kledi Kadiu dhe Albi Nako anulojnë eventin, të gjitha të ardhurat
Ngjarja e sotme ka prekur tëgjithë dhe kush ka mundësi po jep kontribut në mënyrën e tij për të prekurit nga tërmeti i sotëm. Teksa kërkimet vazhdojnë ende për njerëz që kane ngelur nën rrënoja, shqiptarët janë solidarizuar duke ofruar ndihma veshjeje, ushqime dhe para. Sot, Kledi Kadiu dhe Albi Nako do të mbanin një "workshop" të rëndësishëm sa i takon kërcimit. Mirëpo kjo është anuluar pikërisht për shkak të tërmetit dhe të gjitha të ardhurat që do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. “Ishte parashikuar sot ardhja e balerinit të njohur Kledi Kadiu nga Italia në Tiranë për mbarëvajtjen e një ‘ëorkshop’ në ambientet e Albi Nako Dance Academy, por tragjedia që pllakosi sot Shqipërinë bëri që ky event të shtyhet në datën 3 dhjetor. Gjithë të ardhurat e këtij ‘workshopi’ shkojnë në ndihmë të familjeve të dëmtuara. Jam i lumtur që këtë iniciativë e morëm bashkë. Faleminderit Kledi. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, ka shkruar Albi në ‘Instagram’.

Të fundit