Flash News

KRYESORE

Kledi Kadiu i zuri vendin në juri, pozicioni që do të ketë Albi Nako në “Dance With Me”

Kledi Kadiu i zuri vendin në juri, pozicioni që do të ketë

Tani që balerini dhe koreografi i njohur shqiptar, Kledi Kadiu,  do të jetë pjesë e jurisë së spektaklit të kërcimit “Dance With Me”, të gjithë po mendojnë se çfarë do të bëhet me Albi Nakon, i cili ka mbajtur kryesinë e gjykimit në këtë emision.

Revista “Class” zbulon se Albi Nako nuk do të jetë më në panelin e jurisë së këtij spektakli, pasi koreografi është tërhequr vetë nga angazhimi me këtë produksion, duke qenë sepozicioni i tij krijonte konflikt interesi me konkurrentët që përgatiten prej tij në sallën e vallëzimit gjatë javës.

Për të shmangur çdo polemikë, Albi ka zgjedhur të punojë në prapaskenë si  Drejtues Artistik i programit.

Të fundit