Flash News

KRYESORE

Kledi Kadiu kthehet në Shqipëri, pjesë e jurisë së “Dance With Me”

Kledi Kadiu kthehet në Shqipëri, pjesë e jurisë së

Koreografi dhe balerini i mirënjohur shqiptar, Kledi Kadiu, tashmë është kthyer në Shqipëri dhe do të jetë pjesë e jurisë së “Dance  With Me”, ku do t’i marrë vendin Albi Nakos.

Këtë lajm e ka bërë të ditur moderatorja Alketa Vejsiu me anë të një postimi në “Instagram”, ku lajmëron se në shtator do të nisë festa e vallëzimit.

“Pas disa eksperiencave të rëndësishme në Mediaset si balerin, anëtar jurie, dhe profesor në Serialin ‘Amici’ dhe jo vetëm, Kledi rikthehet në Shqipëri në statusin e Anëtarit të Jurisë! Koreografi dhe Balerini shqiptar që i ka rrëmbyer zemrat publikut italian, rikthehet në vendlindje me statusin e profesionistit të vetëm të vërtetë të baletit në panel. Javën e dytë të shtatorit nisim festën më të bukur të vallëzimit në ekranet shqiptare në Tv Klan”, shkruan Alketa.

https://www.instagram.com/p/BlpydngHY5Z/?taken-by=alketavejsiu

Të fundit