Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kledi Kadiu rrënqeth BBC-në: 20 orë udhëtim me anije drejt Italisë, as ujë as ushqim, vidhnim djathë e mish për të mbijetuar
Pata fatin që të kisha shtëpinë pikërisht përpara shkollës së artit në Tiranë. Kështu fillon Klejdi Kadiu rrëfimin e tij për BBC, një rrëfim i gjatë për rrugën e suksesit të tij në Itali.
“Shikoja çdo ditë që nxënësit bënin balet aty. Doja të isha si ata. Kështu që një ditë pyeta babain nëse mund të shkoja në balet. Isha vetëm 6 vjeç. Ai më çoi në një qendër lokale ku praktikoheshin sporte të ndryshme. Mora mësime vallëzimi, teatri e muzike. Nën regjimin komunist ne inkurajoheshim të merreshim me aktivitete të tilla. Ishte e gjitha pa pagesë. Nuk na duhej të paguanim gjë. Qendra ishte e madhe, me dhoma të mëdha të ndriçuara dhe aty mora mësimet e mia të para. Aty mësova se baleti kërkonte shumë punë dhe dedikim. Kur isha 9 vjeç, u përfshiva në aktivitetet e Akademisë së Teatrit të Baletit, shkolla më prestigjioze në vend. Babai im është inxhinier, dhe mamaja ime farmaciste. Nuk kanë asnjë prejardhje artisti. Por më inkurajuan të vazhdoja karrierën në balet, sepse menduan se ishte më e mira për mua. Ndoshta do t’ju duket e vjetër, por duhet të kuptoni se nën regjimin komunist, me të tilla aktivitete, ishte e garnatuar që ju do të kishit një punë pas përfundimit të shkollës. Në shkëmbim të kësaj, ju duhet të punonit fort në ekstrem, të fitoje çdo gjë që ishte e mundur dhe të ngrije reputacionin e vendit në skenat ndërkombëtare.
Jeta në akademi ishte shumë e vështirë. Gjatë ditës duhet të shkonim në shkollë, të studionim për provimet dhe mbi të gjitha duhet të kërcenim me orë të tëra çdo ditë. Hoqa dorë nga fëmijëria ime për tu bërë një kërcimtar baleti. Dhe ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Studiova aty për tetë vite me radhë. Kur dola për herë të parë në skenë isha i emocionuar. Por bashkova emocionin me pasionin dhe më pas u kërkova që t’iu bashkoja trupës së baletit.
Ishte vera e vitit 1991. Ky ishte viti shumë i rëndësishëm për të gjithë Shqipërinë. Kur po përgatitesha për hapin tjetër, situata politike në vend kishte ndryshuar. Regjimi ra, dhe Shqipëria u bë një shtet demokratik. Por nuk ishte aq e thjeshtë. Unë isha një kërcimtar ambicioz dhe doja që të provoja stile të ndryshme kërcimi. E dija se po të rrija në Shqipëri, do vazhdoja të performoja të njëjtat pjesë klasike gjithmonë e gjithmonë e gjithmonë. Nuk mund të provoja forma të tjera kërcimi sepse na ishte thënë se ishin të influencuara nga elementë kapitalist. Doja të isha i lirë të shprehja veten dhe kjo nuk ishte e mundur në vendin tim.
Shqipëria është shumë afër me Italinë kështu kishim mundësi të shihnim TV italiane dhe unë shihja një botë krejt të ndryshme. Ku çdokush dukej sikur kishte një jetë perfekte të lumtur. Ishin të gjithë të qeshur dhe hanin ushqim të mirë. Doja të kisha atë mënyrë jetese. Doja të haja çamçakëz dhe të pija koka kola. Por s’kishte asnjë mundësi të iknim nga vendi. Qeveria kishte dërguar ushtrinë që të patrullonte portet dhe kufijtë.
Në gusht 1991 isha me pushime në Durrës, duke marrë rreze në plazh me miqtë e mi. Në një moment dëgjuam të tjerët që njerëzit në port kishin marrë kontrollin e anijeve dhe porti ishte hapur. Nuk kisha ndonjë plan të ikja nga Shqipëria. S’kisha asnjë familjar me vete. Nuk kishim as celular që të njoftonim familjen. Mendoj se ishte fati që duhet të isha atje kur u hap porti. Thjesht ndoqa miqtë e mi dhe e gjetëm veten te “Vlora”, një anije e madhe që sillte sheqer nga Kuba në Shqipëri. Për këtë u quajt “Anija e ëmbël”. Kishte gati 20 mijë persona në bord dhe gati 40 mijë të tjerë i lamë pas. Nëse sheh fotot e asaj kohe duket e pamundur që aq shumë njerëz të hynin në atë anije. Kishte aq shumë njerëz sa ne as nuk arrinim të lëviznim. Ne po shkonim në Itali, dhe ishte një udhëtim drejt të panjohurës. Isha i frikësuar dhe gjithashtu i mërzitur që nuk pata mundësi të lajmëroja familjen. Por isha gjithashtu kurioz, dhe doja të shikoja nëse ajo jetë për të cilën kisha fantazuar aq shumë, ishte reale. Kurioziteti më mbajti gjatë gjith atij udhëtimi të gjatë. Anija ecte aq ngadalë sa na u deshën 20 orë të mbërrinim në Itali. Nuk kishim as ujë e as ushqim. Isha aq i etur sa shkova te pjesa e anijes ku ishin motorret me shpresën se do të gjeja ujë atje. Gjeta një shishe, e piva menjëherë. Por në fakt ishte ujë deti i kripur që përdorej nga punëtorët për paisjet aty poshtë. Kështu që gjendja u bë më keq akoma.
Kur mbërritëm në Bari, aty ku duhet të shkonim në fakt, patëm një situatë të pakëndshme. Autoritetet italiane kishin mësuar që një anije e madhe me emigrant ishte rrugës drejt italisë, ndaj kishin nxjerrë dy anije të mëdha luftarake për ta bllokuar. Ne kemi qëndruar aty me orë të tëra. Njerëzit ishin aq të frustruar dhe të lodhur sa filluan që të hidheshin nga anija në ujë. Mes tyre kishte edhe gra shtatzëna. Por në atë moment kanë ardhur gazetarët, dhe shumë media televizive filluan të filmonin se çfarë po ndodhte. Kur autoritetet e panë se çpo ndodhte, atëherë i hoqën anijet ushtarake dhe më në fund na lanë të zbrisnim në tokë.
U ndamë në disa grupe dhe na dërguan në qendra të përkohshme. Duke përfshirë edhe një stadium të madh që e kishin kthyer në një qendër për emigrantët. Kemi ndenjur aty nën diellin përvëlues me ditë të tëra, por unë isha aq i lumtur dhe i mbushur me shpresë dhe e mendova që do të na lëviznin për një akomodim më të mirë. Por nuk ishte ky rasti.
Që kur Shqipëria, të paktën në teori konsiderohej si një vend demokratik ne nuk kishim të drejtë të aplikonim për azil politik. Kështu që 10 ditë më vonë, u kthyem në Shqipëri. Mua më hipën në një traget drejt e në Durrës. Ishte një udhëtim shumë i trishtueshëm. Ëndrrat e mia morën fund, pashë vetëm fare pak Itali, madje nuk pata shansin për të shijuar coca-cola edhe pse gjeta një shishe bosh në rrugë dhe mbaj mend se e mbajta gjatë gjithë udhëtimit tim të kthimit. Kur isha në Itali nuk pata asnjë shans që të kontaktoja me familjen time kështu që kur shkova në shtëpi, mamaja dhe gjyshja shpërthyen nga gëzimi ndërsa më shihnin. Por babai ishte aq i nxehur sa nuk më foli për tre javë.
Pas kësaj aventure, iu riktheva jetës normale: kërcimit në teatër. Por nuk hoqa dorë nga ëndrra ime. Pak muaj më vonë kishte audicion për një kompani italiane. E fitova, dhe më në fund mund të largohesha në Itali në mënyrë ligjore. Prapë, kisha shumë pritshmëri por realiteti ishte gri. Ne nuk u trajtuam shumë mirë. Isha me shqiptarë të tjerë dhe ndanim një dhomë dhe nuk kishim para të mjaftushme për të paguar qiranë. Ndaj kthenim sytë nga supermarketet ku vidhnim gjëra të vogla, mish apo djath. Dhe të gjithë kishim punë të dorës së dytë nëpër guzhina apo në ndërtim. Dhe kur ishim në prova nuk kishim kohë as të pinim ndonjë kafe, dhe njerëzit filluan që ta vënë re këtë situatë. Një ditë, një nga producentët e show-t për të cilin po punonim na pyeti për sjelljen tonë të çuditshme. Mora kurajon t’i tregoja të vërtetën dhe ai u shokua. Dhe menjëherë na ofroi një kontratë me të mirë. Nuk do ta harroj kurrë se çfarë bëri për ne.
Nga ajo kohë, karriera ime vazhdoi në shfaqje televizive, mora pjesë ne reality show shumë të famshëm në Itali. Madje luajta edhe ne disa filma. Por teatri ishte gjithmonë i pari në listë. Isha kisha dedikuar gjithë jetën time teatrit dhe më në fund mu dha rasti që të performoja në show-n që kisha dashur gjithmonë të isha. Tani kam shkollën time të danc-it dhe përpiqem t’u shpjegoj studentëve të mi vlerat e danc-it që janë të vlefshme në jetë: sakrificën, përkushtimin që kanë qenë gjithmonë pjesë të jetës dhe karrierës sime se ç’kam kaluar.
Kur kthehem dhe shoh pas them se isha fatlum që nuk e kisha aq të thjeshtë sepse historia ime e jetës më bëri atë që jam sot”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38