Flash News

KRYESORE

Klevi Pojana për vrasjen e Marvit: Jetojmë në kohën ku siguria është në nivele alarmante

Klevi Pojana për vrasjen e Marvit: Jetojmë në kohën ku

Mbrëmja e djeshme ishte fatale për 22 vjeçarin Marvi Mihali, i cili humbi jetën gjatë një sherri për motive banale, ku shkaku ishte një karikues celulari. Ngjarja e hidhur ka tronditur jo vetëm familjarët e të ndjerit, por dhe mbarë opinionin publik. Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet socilale, e ndër to ka reaguar edhe kandidati i LSI-së për Tiranën, Klevi Pojana. Nëpërmjet një statusi në facebook, Pojana rrëfen miqësinë me të ndjerin, ndërsa tregon se Marvi ishte një mik i mirë për të gjithë, një djalë i qetë dhe i qeshur, por siç vijon më tej ai, “jetojmë në një kohë kur vlera e jetës është e papërfillshme”.

Statusi i plotë:

Diten sot ma prishi mbremja e djeshme!

Po krahasuar me mua eshte e pallogaritshme humbja e shokeve, miqve dhe familjareve te Marvit qe dje ju mor jeta ne menyren me monstruoze!

Me Marvin pervec moshes me lidhte dhe shoqeria e perbashket e krijuar ne gjimnazin 'Partizani' ku te dy kemi qene nxenes ne klasa paralele!

I qete, i qeshur dhe me nje pamje gjithmone pozitive se mbaj mend te jete perfshire ndonjehere ne incidente apo probleme ne shkolle ndaj ajo qe ka ndodhur dje, jo vetem qe nuk me gjen nje arsyetim ne koke por perkundrazi me shton akoma me shume mellefin e merzine per kohen dhe shoqerine ku jetojme!

Nje 22 vjecar u vra, nga disa te rinje qe ne rastin me te mire se dine se cfare kane bere, per nje karikues celulari!

Banaliteti dhe vulgariteti ne nje shoqeri ne krize po prodhon krime te frikshme!

Jetojme ne nje kohe kur vlera e jetes eshte e paperfillshme dhe siguria ne nivele alarmante!

Vrasesit u kapen ne kohe rekord! 

Ky mund te jete nje justifikim i mire per nje shtet qe si mbron dot qytetaret e tij!

Por panvaresisht ketij aspekti duhet thene se faji me i madh qendron tek ne, tek te gjithe ne qe perbejme shoqerine shqiptare!

Tek edukimi i dobet i te rinjeve ne familje dhe shkolle! 

Tek vleresimi i antivlere qe i kemi bere materies!

Tek mungesa e besimit dhe mosnjohja e hyjnores!

Te gjithe ne sot jemi ne krize dhe viktima te nje shoqerie te ndertuar keq e te semure!

Sa me shpejt te reagojme dhe te mundesojme kurimin e saj aq me e bukur dhe me e mire do te jete e nesermja!

E ne fund mund te themi se te Zotit jemi dhe tek ai do te kthehemi!

Te qofte i lehte dheu Marvi! Zoti te perfshifte ne meshiren dhe miresine e tij!

Të fundit