Flash News

KRYESORE

KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Mimoza Margjeka

KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Mimoza Margjeka

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur në mënyrë unanime pezullimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Apelit Korçë, Mimoza Margjeka.

Ajo aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë "arrest shtëpie" pasi akuzohet për korrupsion.

SPAK i preu fletë-arrestin gjyqtares Margjeka pasi e akuzon se ka marrë 6 mijë euro ryshfet, nëpërmjet burrit të saj nga avokati i të pandehurt, për të ndryshuar një masë sigurie nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali. Ky i fundit ishte vënë në pranga nën akuzën për kalim të paligjshme të klandestinëve në kufi.

Në seancën për verifikimin e kushteve të masës së sigurisë, ajo mohoi akuzat.

Të fundit