Flash News

KRYESORE

Klientëve të Vodafone në Shqipëri telefonata nga afrikanë me numra të Zvicrës, kompania i bllokon dhe tregon nëse ka rreziqe

Klientëve të Vodafone në Shqipëri telefonata nga

Pas raportimeve të shumta të klientëve Vodafone se kanë marrë telefonata të dyshimta nga numra që nuk i njihnin kompania sqaron përdoruesit.

Burime për Politiko.al bëjnë me dije se ky shqetësim është edhe në disa vende të Europës, por kompania ka bllokuar numra të regjistruar kryesisht në Zvicër, Shqipēri dhe Tunizi.

Sipas Vodafone thirrjet vijnë kryesisht nga Afrika pavarsisht se kanë prefikse të shtetve të tjera.

Vodafone sqaron se nuk ka rreziqe dhe deklaron se nuk mund të bllokojë numrat në hyrje pasi këtë mund ta bëjnë vetëm klientët, por mund t'i bllokojë numrat pas telefonatave.

Klientët raportuan se kur i përgjigjen telefonatave ata dëgjojnë heshtje dhe më pas thirrja shkëputet, por ka edhe raste kur dëgjohen zëra që dyshohet se janë të regjistruara në Afrikë.

Vodafone po ashtu sqaron se thirrjet erdhën nga numrat të cilët fillonin me +41 7427850 (Zvicër) ****, +21 65850 **** (Tunizi) dhe +35 5450 **** (Shqipëri). 

 

 

 

 

 

 

Të fundit