Flash News

KRYESORE

“Klima e biznesit, e përkeqësuar”, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Rënia më e madhe gjatë qeverisjes ‘Rama’

“Klima e biznesit, e përkeqësuar”, kreu i Dhomës

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaçe thekson se klima e biznesit në Shqipëri është përkeqësuar, si dhe ka shënuar rënien më të madhe të indikatorëve në tetë vitet e fundit.

Në konferencën 'Rritja ekonomike fillon me klimën e biznesit', ku u prezantua indeksi i biznesit, Jaçe tha se shumica e anëtarëve të dhomës së tregtisë e konsiderojnë klimën aktuale të pafavorshme.

Kemi një pjesëmarrje shumë të lartë në Indeks, 70% e kompanive kanë marrë pjesë, dhe është pjesëmarrja më e lartë në 8 vite.

Kompanitë përfaqësojnë 16 sektorë të ndryshëm, turizmi, ekonomi, ndërtim, telekomunikacion. Indeksi ka një rënie prej 38 pikësh, nga 100 të mundshme, rënia më e madhe.

Klima ka qenë e pafavorshme. 68% e anëtarëve të dhomës së tregtisë e konsiderojnë klimën të pafavorshme, 26% neutral dhe 6% të favorshme. .

Kemi 23 indikatorë që janë përkeqësuar (klima politike përbën indeksin më i ulët, klima e biznesit ka pësuar rënien më të madhe me 10%). 

Indikatori më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Situata me monopolet, tregti e pandershme, ka pasur dhe një përkeqësim. Ka pasur një trend negativ në 8 vite, pasi ka rënie të indeksit me 5%. Pra, nga 43% në 2018 ka rënën në 38% në 2019. 70% e anëtarëve tanë kanë pasur probleme me klimën e biznesit.

Është dyfishuar numri i anëtarëve që e shohin klimën e biznesit të pafavorshme”, u shpreh Jaçe.

Të fundit