Flash News

KRYESORE

Klimë e tensionuar në ekipin e Trump, jep dorëheqjen drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë

Klimë e tensionuar në ekipin e Trump, jep dorëheqjen drejtori i

Drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Michael Dubke njoftoi sot dorëheqjen në një klimë tensioni brenda ekipit të Trump, në sfondin e tronditjeve lidhur me çështjen ruse, theksoi një zyrtar ekzekutiv.

Në një mesazh drejtuar bashkëpunëtorëve të tij, Dubke theksoi se i kishte dorëzuar letrën e dorëheqjes presidentit amerikan, Donald Trump më 18 maj, por propozuar për të qendruar në post gjatë kohës së udhëtimit të parë të Trump jashtë vendit, që përfundoi të shtunën në mbrëmje.

Duke përmendur një largim për arsye personale, Michael Dubke, personazh me karakter të qetë, i cili e mbajti këtë funksion vetëm tre muaj, nënvizoi se ishte një nder i madh të punonte për presidentin Trump dhe administratën e tij.

Posti i drejtorit të komunikimit është strategjik, por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, që është fytyra dhe zëri i ekzekutivit në përditshmëri, është në linjën e parë.

 

Të fundit