Flash News

KRYESORE

Klinikat dentare të mbyllura, Manastirliu: Në funksion vetëm Klinika Stomatologjike Universitare

Klinikat dentare të mbyllura, Manastirliu: Në funksion vetëm

Klinikat Dentare janë një nga shumë bizneset e mbyllura gjatë periudhës së karantinës, për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Megjithatë, e vetmja që funksionon është Klinika Stomatologjike Universitare, deklaroi Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ajo thotë se aty janë trajtuar më shumë se 500 urgjenca mjekësore në dy javët e fundit.

“Klinika Stomatologjke Universitare në gatishmëri për urgjencat dentare. Më shumë se 500 urgjenca janë trajtuar në dy javët e fundit. KSU qëndron e hapur vetëm për urgjencat stomatologjike. Ju lutem respektoni rregullat e distancimit social, e vetmja armë që kemi në dorë kundër përhapjes së infeksionit. Respekt për stafet mjekësore në shërbim”, shkruan Manastirliu.

Pak ditë më parë, me ndryshimin e urdhrit për shtyrjen e shtetrrethimit, u vendos të shtyhej paafat hapja e klinikave dentare në vend, deri në përfundimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Të fundit