Flash News

KRYESORE

“Klithmat e vogëlushit rrëqethën të madh e të vogël”, gazetarja rrëfen si u rrah mes bulevardit 40-vjeçari nga nipi i biznesmenit

“Klithmat e vogëlushit rrëqethën të madh e të

Gazetarja e ‘news 24’ në Durrës, Klodiana Haxhiraj ka rrëfyer një episod dhune në mes të Durrësit, në një kohë kur qyteti është mhaft i frekuentuar nga banorë e pushues.

Gazetarja tregon se si një 40-vjeçar u dhunua në mënyrë barbare në sy të djalit të tij të mitur në mes të bulevardit nga tre persona, sipas saj të identifikueshëm, madje njëri prej tyre njihet edhe si nipi i një biznesmeni.

Haxhiraj tregon po ashtu se pas ngjarjes që tronditi këdo që ishte dëshmitar i atij episodi, policia nuk u duk aspak.

Statusi i plotë:

“Tre persona kane rrahur ne mënyrë barbare një 40 vjecar në mes të bulevardit Dyrrah mbrëmjen e sotme (djeshme). 40 vjecari ishte duke ecur me te birin 5 a 6 vjec. Klithmat e vogëlushit qe kërkonte ndihmë kanë rrëqethur të madh e të vogël. E rrahën aq keq, sa kur u ngrit la pas, një pellg gjaku ndërsa cubat e bulevardit, j’u hipën makinave e ikën, pa ju hyrë gjëmb ne këmbë.” Këtë ngjarje po më thonë sapo dola për një shëtitje me vajzën. “ Nuk ishte i pirë, por nuk ecte dot, e mbante djali i vogel prej dore, edhe shapkat sdihet ku i përfunduan, mbeti zbathur. I larë ne gjak. “ me thonë dëshmitaret okularë.

Te tre cubat janë te identifikueshëm, policia as u duk fare aty. Njeri me thanë është nipi i një biznesmeni. Policia Durres nese ka këllqe te mos pyesë asnjë dëshmitar, por te marrë kamerat e sigurive te bizneseve qe e kanë filmuar e ti thërrasë njëherë ne komisariat, e nese nuk ben minimalisht kete, policia ka frike! E nëse policia ka frike, çfarë i mbetet qytetarit?!

Ne bulevard kane qene shume njerëz kete mbrëmje... dhunën çnjerëzore dhe klithmat e djalit te vogel i kane pare shume sy e i kane dëgjuar shume veshe!

Policia ka kohe qe nuk duket ne rruge, qe kur bulevardi eshte bere arene e shpejtësie skëterre te shofereve, si puna e këtyre qe sot masakruan nje baba. Çfarëdo te kish bere , per me tepër ne prani te nje fëmije te mitur nuk ka justifikim përdorimi i dhunës, barbare.

Nuk isha prezent por di qe nuk do kisha bere sehir, siç bene sot shume te tjerë!

 

Të fundit