Flash News

KRYESORE

Klodiana Lala: ‘Forca e Ligjit’ deri tani s’ka dhënë asnjë rezultat, policia e pafuqishme ndaj krimit  

Klodiana Lala: ‘Forca e Ligjit’ deri tani s’ka dhënë

Gazetarja e njohur investigative Klodiana Lala e ka cilësuar operacionin ‘Forca e Ligjit’ thuajse të dështuar deri tani.

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’, tha se pavarësisht ndërhyrjeve të herë pas hershme, deri tani nuk është parë pas hekurave asnjë kriminel i fuqishëm.

“Deri tani nuk kam parë asnjë kriminel të fuqishëm prapa hekurave e të japë llogari. Nga ‘Forca e ligjit’ priteshin arrestime të bujshme të personazheve me rrezikshmëri të lartë, që kanë kryer vrasje mafioze apo krime të rënda. Deri më tani e them me bindeje se ‘Forca e ligjit’ nuk ka dhënë rezultate e pritshme. Për mendimin tim si gazetare, policia shqiptare është e fjetur, apatike dhe e pafuqishme ndaj krimit”, u shpreh gazetarja.

Të fundit