Flash News

KRYESORE

Klodiana Lala për audio-përgjimin e Agron Xhafajt: Dyshime se është bërë muajt e fundit; Ministri është moralisht i rënë

Klodiana Lala për audio-përgjimin e Agron Xhafajt: Dyshime se

E ftuar në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’, gazetarja Klodiana Lala deklaroi se kur flitet për audiopërgjimin e publikuar sot nga Partia Demokratike duhet pasur kujdes, pasi sipas saj po flitet për një përgjim të cilit nuk i dihet origjina.

Gjithashtu gazetarja Lala tha se nëse ky përgjim rezulton i vërtetë, atëherë ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj do i duhet të godasë grupin kriminal të vëllait të tij dhe në këtë moment, sipas saj, ministri Xhafaj është moralisht i rënë.

“Nuk kam informacion dhe nuk mund të konfirmoj asgjë. Nuk dihet nëse ky përgjim është bërë me vendim gjykate. Nëse do kishim të bënim me një përgjim me leje gjykate, do duhej të kishte nisur një hetim nga gjykata. Ka thashetheme që është i 3 muajve të fundit, por duhet të jemi të kujdesshëm përsa kohë flasim për një përgjim të cilit nuk i dimë origjinën.

Agron Xhafaj është subjekt i një hetimi pasuror, jo vetëm për këtë të fundit, por edhe për të gjithë personat e bashkëlidhur me Agroin Xhafajn, ku këtu bën pjesë edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Nëse ky përgjim është i vërtetë, i bie që grupi kriminal i Agron Xhafajt të goditet nga vëllai i tij, Fatmir Xhafaj. Pra në këtë moment Fatmir Xhafaj është moralisht i rënë. Nëse është i vërtetë, nuk implikohet vetëm Agron Xhafaj me përgjegjësi penale, por edhe ministri Xhafaj, pasi në rolin që ka, ka për detyrë t’i godasë këto grupe kriminale“.

Ekskluzive/ Dorëhiqet ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

Afrim Krasniqi sheh fundin e Xhafajt si ministër i Brendshëm: Është luftë brenda llojit; shkarkoi nga detyra njerëzit e Tahirit

Të fundit