Flash News

KRYESORE

Klodiana Lala: Përse Marku u zhduk? Rastet më me bujë ajo nuk i ka hetuar

Klodiana Lala: Përse Marku u zhduk? Rastet më me bujë ajo nuk i

Gazetarja Klodiana Lala tha se kryeprokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme, Arta Marku, parapëlqen që të mos hetojë çështjet e mëdha.

Moderatori i emisionit “A Krasta”, Adi Krasta e pyeti nëse është normale që pikërisht sot në ditën e përgjimeve të reja të “Bild” ajo të zhduket, Lala iu përgjigj:

“Zonja Marku nuk është gazetare që të përballojë të tilla situata. Për sot ajo pretendon se ka marrë ndihmë mjekësore, e duhet respektuar. Duke parë ecurinë e saj në prokurori, është një prokurore pa bilanc. Në rastet më me bujë ajo ka ndikuar që të mos hetohen.

Ka një vit e gjysmë në krye të detyrës e deri më tani nuk kemi asnjë zyrtar të lartë të hetuar dhe të dërguar prapa hekurave. Ajo që duam të them në lidhje me përgjimet në fakt duhet thënë  se kjo dosje fle të paktën prej tre vitesh.  Përgjimet na treguan se ka edhe zyrtarë të përfshirë. Realisht fenomeni është i rëndë.

Situata në gjykatat shqiptare është një amulli. Ka interferenca të ndryshme. Unë e kam takuar gazetarin dhe nuk e kam pyetur për burimet. Pavarësisht burimit, tregon se sa e rëndë është fenomenin i blerjes së votave dhe deri ku shkon kjo masakaradë. Zonja Marku në këtë çështje është me zero bilanc..”, tha Lala

Të fundit