Flash News

KRYESORE

Klodiana Lala sherr me deputetin socialist: Mos u merr me mua se s’ia del dot

Klodiana Lala sherr me deputetin socialist: Mos u merr me mua se s’ia del

Kapja e 613 kilogramëv drogë dje në portin e Durrësit dhe dyshimet për përfshirjen e politikanëve, ka ngjallur debat mes gazetares Klodiana Lala dhe deputetit socialist Paulin Stërka. Në emisionin “Studio e Hapur”, në Neës 24, akuzat e Lalës për fshehjen e politikanëve pas 613 kilogramëve drogë, Stërkaj i ka mohuar kategorikisht.

Stërkaj, në një lidhje ‘live’ u shpreh se operacioni u krye nga Policia e Shtetit, meritë që sipas tij i takon palës shqiptare.

Pjesë nga debati:

Stërkaj: S’ka lidhje politike. Mund të ketë garanci financiare, kamuflim dhe garanci. Se mendoj se ka pasur suport politik, se po të kishte pasur do kishte kaluar. Lëreni të hetojë prokuroria. Përgëzoj policinë. S’ka pasur informacion as nga një aleat i joni. Unë kam informacione se jam deputet.

Lala: Po ju nga e keni këtë informacion zoti Stërkaj, sepse nuk jeni më në Policinë e Shtetit?!

Stërkaj: Po ju bëni hetuesen. Po ju ça profesioni keni? Jeni gazetare. Ju kam parë dhe nëpër emisione, je e kthjellët dhe e saktë por…

Lala: Unë që jam gazetare se kam këtë informacion. Dhe rri tërë kohës në drejtorinë e Policisë dhe se kam këtë informacion. Mos më intimido zoti Stërkaj se s’ja del dot me mua…

Stërkaj: Unë ia dal saa..Më këdo më shkon...

Të fundit