All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Klodiana Lala zbulon emrin e personit të dytë në makinën e Orest Sotës. Artan Hoxha: Ai ishte shoferi

Klodiana Lala zbulon emrin e personit të dytë në makinën e
All - Paragraf - 1

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar emrin e personit të dytë që ndodhej në makinë me biznesmenin Orest Sota, kur atij iu gjetën 863 mijë euro dhe dy patenta të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas Lalës, personi i dytë quhet Leonard Almeta dhe është shoferi i biznesmenit Sota.

All - Paragraf - 3

Por dy gazetarët e ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’, në News 24, Artan Hoxha dhe Klodiana Lala kanë informacione të ndryshme sa i përket personit që ishte në drejtimin e makinës 'Range Rover' dhe që nuk iu bind urdhrit të policisë rrugore.

Lala theksoi se ishte Sota ai që drejtonte mjetin, por Hoxha pretendon se ka qenë Almeta ai që ishte në timon dhe nuk iu bind urdhrit të policisë.

“Nuk besoj se Orest Sota ka patur ndonjë arsye për të fshehur shoferin”, tha Lala.

Hoxha tha polici rrugor ka identifikuar shoferin në timon dhe Sotën në sediljen e pasagjerit: "Sapo ka kaluar rrethrrotullimin, Range Rover-i ka qenë duke hyrë në qytetin e Elbasanit dhe i ka dalë një patrullë që i ka bërë shenjë të ndalojë, nuk ka ndaluar, ka vazhduar rrugën, në momentin që polici ka parë mjetin Range Rover ka dalluar në timon një person dhe në krahun e pasagjerit një person tjetër. Polici ka njoftuar në radio dhe ka kërkuar mbështetje nga patrullat. Është konstatuar që mjeti ka hyrë pranë zyrave të kompanisë ‘Kurum’, por u gjet vetëm Orest Sota dhe jo personi tjetër. I janë kërkuar lejet e qarkullimit, të cilat nuk i ka patur. Nga polici është parë shoferi i Orest Sotës, madje polici ka kuptuar se fillimisht mjeti e uli shpejtësinë dhe papritmasi ka shtuar shpejtësinë. Ishte Orest Sota që e mori përsipër përgjegjësinë duke thënë se nuk ndalova se nuk kisha patentë. Policia gjeti fillimisht 863 mijë euro dhe më pas në një kontroll të dytë ka gjetur tre patenta. Dy ishin të Saimir Tahirit".

Jo vetëm patenta lundrimi, Artan Hoxha: Saimir Tahiri nisi kursin për drejtimin e avionëve

Gazetarja Lala i zbulon në emision kolegut Hoxha lidhjen me Saimir Tahirin

Të fundit