Flash News

KRYESORE

Klodiana Shala: Doja të birësoja një foshnje me sy bojëqiell në Shtëpinë e Fëmijës

Klodiana Shala: Doja të birësoja një foshnje me sy bojëqiell

Sportistja Klodiana Shala, e ftuar në emisionin “Opinion” në TVKlan,  është shprehur se ka patur dëshirë të adoptojë një fëmijë. Klodiana shprehet se për shkak të profesionit të saj e ka patur të pamundur të lindte vetë,  ndaj është drejtuar te shtëpia e fëmijës. Shala shton se ka qenë ëma e fëmijës, e cila nuk e kishte lejuar ta merrte.

“Unë kam një karrierë 20-vjeçare, kam bashkëjetuar prej disa kohësh, por tani jam single. Në pamundësi për të bërë fëmijë, pasi iu përkushtova me të vërtetë karrierës, kam shkuar në Shtëpinë e Fëmijës, për të adoptuar një fëmijë, pikërisht në kohën kur isha në karrierë. Fëmija ishte gjashtë muajsh sikur e kisha lindur unë. Me sy bojëqielli, bjond, ishte një fëmijë i mrekullueshëm. Doja t’a adoptoja në atë kohë”,- shprehet ajo.

 

Të fundit