Flash News

KRYESORE

Klodiana Shala thyen rregullin e karantinim për një gjest shumë të veçantë për mjekët

Klodiana Shala thyen rregullin e karantinim për një gjest shumë

Në një lidhje në “Skype” sportistja Klodiana Shala - e cila është fanse e madhe e të ecurit – por këto ditë edhe ajo është karantinuar.

Klodiana ka thyer rregullat e vet-karantinimit për një arsye shumë të veçantë. Ajo e bëri këtë për ë bërë një gjest unik për mjekët dhe infermierët e Qendrës Shëndetësore në Kamëz. E veshur me doreza dhe maskë Shala i shpërndau stafit mjekësor petulla dhe kek.

Ishin mjekët ata që e bënë të ditur këtë gjest të Klodianës për mediat pasi ajo vetë nuk preferon të bëjë publike të mirat që bën. E pyetur nga moderatorët e programit për këtë gjest human, Klodi tha se e bëri me shpirt. Gjithashtu theksoi se nuk i pëlqen që u bë publike dhe i bën një thirrje të gjithëve të sensibilizohen dhe të ndihmojnë ata që kanë nevojë.

Klodiana ka treguar gjithashtu se është nisur në orën 6 të mëngjesit dhe është kthyer në 08:00 dhe kështu thekson se nuk ka thyer rregullat e izolimit, duke i qëndruar strikt orareve dhe penalizimeve.

Të fundit