Flash News

KRYESORE

"Klopp di gjëra që nuk ia them dot as familjes sime"

"Klopp di gjëra që nuk ia them dot as familjes sime"

Wijnaldum është një ndër admiruesit më të madh të trajnerit të tij, Jurgen Klopp. Ai mendon se Liverpool është me fat që ka gjermanin në krye.

“Klopp ka pasur një ndikim shumë të madh tek unë. Vizioni i tij iu përshtatet objektivave të klubit. Lojtarët e adhurojnë. Ai kujdeset për të gjithë dhe është një trajner i cili i përmirëson lojtarët", ka thënë mesfushori për sajtin zyrtar të klubit.

"Bashkë kemi bërë shumë biseda personale dhe ai di shumë gjëra për mua. Madje, gjëra që nuk ia them as familjes. Ai është një njeri i rëndësishëm për mua", ka shtuar holandezi.

Të fundit