Flash News

KRYESORE

Klopp e konfirmon, titullari kryesor dëmtohet keq

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka bërë me dije se Jordan Henderson do të mungojë të paktën 3 javë. Ai pësoi një dëmtim n ë ndeshjen kundër Atletico Madridit dhe la fushën mes dhimbjeve.

Numri një i stolit ka konfirmuar mungesën e lojtarit të tij dhe me shumë mundësi nuk do ta ketë të gatshëm as për ndeshjen e kthimit në Anfield kundër spanjollëve. “Mund të kishte shkuar edhe më keq.

"Mjafton të kujtojmë dëmtimin e Harry Kane. Nuk është edhe aq keq sepse bëhet fjalë për një mungesë gati 3 javë. Normalisht që jemi të mërzitur, por nëse e shohim nga një anë tjetër, jemi me shumë fat”, - tha tekniku në fjalën e tij.

Të fundit