Flash News

KRYESORE

Klopp mendon për merkaton, 90 milionë euro për sulmuesin e Barcelonës

Klopp mendon për merkaton, 90 milionë euro për sulmuesin e

Trajneri Jurgen Klopp po mendon për merkaton e verës dhe ka vendosur të afrojë në ekip sulmuesin e Barcelonës. Ousmane Dembele është dëshira e madhe e skuadrës së teknikut Klopp.

Spanjollët janë gati të shesin lojtarin francez, pasi janë lodhur nga tekat e tij. Dembele ka përjetuar dy dëmtime të rënda dhe ka luajtur pak në Camp Nou. Ekipi kampion është gati të pranojë rreth 90 milionë euro për shërbimet e tij.

Liverpooli është gati t'i paguajë kaq para. Numri një i stolit duket se do të prishë sulmin e ëndrrave Mane-Salah-Firmino dhe do t'i bëjë vend lojtarit të talentuar.

Të fundit