Flash News

KRYESORE

Klopp në sulm kundër Anglisë, tregon amanetin e babait para finales së botërorit të klubeve

Klopp në sulm kundër Anglisë, tregon amanetin e babait para

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka sulmuar Anglinë në lidhje me ndeshjen finale kundër Flamengos në Kupën e Botës për klube. Numri një i "Redsave" ka treguar se Brazili i dha të gjitha mundësitë Flamengos dhe i kërkoi që të fitonte trofeun, ndërsa atyre Anglia u ka kërkuar të luajnë në Carabao Cup.

"Brazili ka dërguar Flamengon me urdhër për të arritur triumfin në këtë Kupë Bote për klube dhe të kthehen si heronj, ndërsa ne na kërkonin të luanim në Angli për Carabbao Cup... Ky është ndryshimi.

"Flamengo është një skuadër e fortë, por ashtu si Liverpool nuk është ndeshur kurrë me të, edhe ata kurrë nuk janë përballur me Liverpool! Të shohim. Di të them që ky Botëror për Klube në Europë nuk ka shumë interes dhe nuk besoj se kjo gjë do të ndryshojë".

Klopp ka prekur pak dhe anën emocionale të tij. Ai ka treguar se babai i ka thënë se gjithmonë Pele do të ishte më i madhi i historisë. "Babai më ka thënë gjithmonë që, sido që të vijë puna në të ardhmen, Pele do të mbetet futbollisti më i mirë në histori dhe ai është brazilian, ashtu si edhe skuadra e Flamengos... Ndaj, kam respekt për Brazilin".

Të fundit