Flash News

KRYESORE

Klosi: Meta bëri mirë që kërkoi informacion nga Drejtoria e Burgjeve

Klosi: Meta bëri mirë që kërkoi informacion nga Drejtoria e

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi, mendon se presidenti i vendit Ilir Meta veproi shumë mirë me letrën dërguar Drejtorisë së Burgjeve ku kërkonte informacion sa i përket sigurisë.

Për të, Meta përcolli një mesazh te qytetarët se situata brenda burgjeve është e qetë, pavarësisht tensioneve të vogla që ndodhë në disa qytete.

“Kryeministri nuk po i burgos, por ata i burgosë gjykata. Kur ndodhnin protesta atëherë kur hidheshin shtyllat në erë, protestat bëheshin dhe në burgje. Informacionet sigurisht mund të vijnë nga SHISH. Meta zgjodhi këtë rrugë duke thënë se kujdes se mund të ndodhë edhe kjo gjë. Shteti i ka rregullat se si funksionon. Këtu ka ardhur situata sepse palët bëjnë edhe gabime.

Ne e kemi eksperiencën e shtetit. Meta ka bërë mirë dhe për këtë mesazh, i cili ishte i hapur dhe i ka treguar edhe popullit se po ndodhin shumë gjëra njëkohësisht. Protesta nuk është e popullit. Protesta udhëhiqet nga partitë e opozitës. Kur japin urdhra ata që të janë paqësore ata e bëjnë paqësore, dhe kur japin urdhra të bëhet e dhunshme, ata e bëjnë të dhunshme. Kur protesta bëhet e ashpër, e fut edhe qeverinë në gabimi se do ti përgjigjet ashpër”, tha Klosi në emisionin “Kjo javë” të News 24.

Të fundit