Flash News

KRYESORE

Klosi për ndërtesat që do shemben: Vlera e biznesit turistik në Vlorë do disafishohet

Klosi për ndërtesat që do shemben: Vlera e biznesit turistik

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, vlerëson kontributin e dhënë në turizëm nga bizneset e përcaktuara për t’u shembur që të vazhdojë projekti i Lungomares në Vlorë, por ai thekson se tani ka ardhur koha për një mënyrë tjetër zhvillimi të zonës.

“Përgjegjës për dëmin politika dhe administrata publike. Ndërtimet në Vlorë janë pa leje. Po të ishin me leje, do të ishin shpronësuar. Janë kërkuar legalizime, por aty nuk mund të bëhen. Legalizime në buzë të detit nuk mund të bëhen.

Projekti i “Lungomares” është transparent për të gjithë, por ata njerëz aty kanë bërë biznes në kurriz të pasurisë publike, mbase me dekada aty ku vlonjatet e tjerë respektuan rregullat. Tani ka ardhur koha që aty të bëhet një vepër publike, që e disafishon vlerën e biznesit turistik të Vlorës.

Për Lungomaren nga krahu i Zvërnecit priten investime në port dhe në zonë, e pastaj do të vazhdojë edhe aty. Kontributi i bizneseve që do prishen për turizmin është vlerësuar, por tani ka ardhur koha që të ketë një zhvillim të një forme tjetër”, tha Klosi në emisionin “arena” të Ora News.

Të fundit