Flash News

KRYESORE

Klosi prezanton projektin, hotel me 5 yje në Gjirin e Lalzit; ndërtuesi, pronar i televizionit shqiptar

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka prezantuar projektin e ndërtimit të një hoteli me 5 yje në zonën e Gjirit të Lalzit, me vlerë 36 milionë euro. Investimi behët nga kompania ‘Concord’, që është në pronësi të biznesmenti Artan Dulaku, pronarë i televizionit “Vizion Plus” dhe plaftormës “Tring”. “Ky i sotmi nuk është më projekt në 3D, por është realitet pasi investimi është bërë fakt. Bëhet fjalë për investim prej 36 milion euro dhe 450 dhoma së bashku edhe me një tjetër projekt që do të realizohet këtu, Dulaku Grup dhe 'Melia' do të menaxhojë rreth 700 dhoma. Ndaj investime të tilla mua më bëjnë optimist për realizmin e objektivit tonë 10 milion turistë”, deklaroi Klosi. Drejtuesit e “Concord” thanë se ky investim, i pari i këtij lloji, arriti të krijojë besimin duhur tek brendet ndërkombëtare të hotelerisë siç është “Melia Group”, i cili është emri i parë prestigjioz që u bë pjesë e tregut shqiptar.

"Në fillimet e kësaj eksperience pyetja asgjësuese që na bëhej ishte, pse duhet të vijmë ne në Shqipëri, kush është investitor tjetër në vendin tuaj? Mund të them me krenari që në ishim të parët që sollëm një emër ndërkombëtar në treg dhe për pasojë të tjerët që do të vijnë do të kenë edhe më të lehtë”, sqaroi Artan Dulaku, president i “Concord Group”.

https://www.youtube.com/watch?v=TgelojsW9N4

Të fundit