Flash News

KRYESORE

Klosi promovon turizmin malor në Dajt, por maskra e pyjeve vazhdon

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka promovuar sot në rrjetet sociale aktivitetin “Dajti n’fest!”.

Ministri paraqiste një pjesë të zbardhur nga bora dhe mjaft pisha në malin përbri Tiranës dhe shkruante “Me Erionin, në Ditën Ndërkombëtare të Maleve, në kurorën e bardhë të Tiranës, Dajt. Eja edhe ti në një nga pikat më atraktive të metropolit shqiptar, me mundësirat e shumta që ofron për turizëm jashtë sezonit. Festo, mbaj pastër dhe gjej qetësinë tek natyra!”.

Por, përtej këtij realiteti propagandistik qeveritar, masakra e pyjeve vazhdon.

19 muaj pas moratoriumit të vendosur nga Rama, vetëm në qarkun e Elbasanit, ku ndodhen disa zona të mbrojtura përfshi edhe parkun kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”, edhe pse janë regjistruar 26 procedime penale në dy vitet e fundit, vetëm një person është dënuar me gjobë nga gjykata dhe madje, siç mësohet, edhe në këtë rast gjoba nuk është arritur të mblidhet.

Zv.prokurori i Elbasanit, Milaim Laskaj thotë se çështjet pushohen pasi për to nuk ka prova.

E megjithatë, ministri Klosi arrin gjithsesi të gjeje guximin për të promovuar bukuritë natyrore e turizmin malor.

Atë të pakët që ka mbetur ende pa u prerë...

 

Të fundit