Flash News

KRYESORE

Klosi propagandë të shfrenuar pas tërmetit, publikon 68 foto brenda një dite

Blendi Klosi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit është e ka shfrytëzuar në maksimum për propagandë tërmetin e së shtunës për të publikuar foto në ‘Facebook’. Çdo takim që ai ka zhvilluar me banorët e prekur nga kjo fatkeqësi në qarkun e Durrësit, e ka pasqyruar në rrjetin e tij social, duke mos ruajtur madje aspak anonimitetin e qytetarëve.

Nga ora 11:30 deri në 20:30 të mbremjes, stafi i tij ka publikuar në total 69 foto të tij në disa zona të Durrësit.

“Vijojmë inspektimet në fshatin Bilalas për të parë nga afër dëmet e tërmetit dhe për të siguruar banorët se i gjithë shteti është në gatishmëri për t’i ndihmuar”, shkruan ai në një status.

“Shtêpi më shtëpi për t’u siguruar që çdo familje të marrë ndihmën dhe mbështetjen e institucioneve”, shkruan ai në një postim tjetër.

“Pranë një tjetër familjeje në qendrën e qytetit Shijak. Shtëpia ka dalë jashtë funksionit si pasojë e tërmetit por tashmë i strehuam banorët e saj në Shtëpinë e Pushimit të Ushtrisë”, vijon Klosi.

Epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit të Durrësit, por është ndier në shumë zona të vendit. Lekundjet që janë shoqëruar me dëme të konsiderueshme zunë të papërgatitura institucionet shtetërore.

Të fundit