Flash News

KRYESORE

Klosi publikon fotot, hotel me 5 yje në Palasë; ndërtuesi, pronar i televizionit shqiptar

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi njofton se në zonën e Palasës do të nis puna për ndërtimin e një hoteli me 5 yje. Klosi shkruan në rrjetin social Facebook, se ky investim do të bëhet në saj të marrëveshjes së nënshkruar mes Concord dhe Alpitour.

Kompania “Concord” është një kompani e cila është në pronësi të biznesmenti Artan Dulaku. Familja Dulaku është edhe pronare e televizionit “Vizion Plus” dhe plaftormës “Tring”.

“Një tjetër hotel me 5 yje ⭐ do të ndërtohet ne bregdetin shqiptar 🏖në Palasë, falë marrëveshjes së nënshkruar mes Concord dhe Alpitour, rrjetit me mbi 3 mijë agjenci turistike në të gjithë botën. Kjo është 📌 një nga kontratat që kemi tashmë me 15 brandet më të njohura të hotelerisë në botë. Shtojmë kapacitetet e mikpritjes, ofrojmë shërbime cilësore dhe me standarde, për ta shndërruar Shqipërinë 🇦🇱 në nje destinacion turistik europian, që në vitet e para të dekadës së re do te presë plot 10 milionë turistë!”, shkruan Klosi.

Të fundit