Flash News

KRYESORE

Klosi: Refuzuam lejen për ndërtimin e TEC-it. Basha tregon dokumentin: Rama ka firmosur, bën gjoja sikur tërhiqet

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi është shprehur se ka firmosur refuzimin e lejes mjedisore për ndërtimin e TEC-it në në Korçë, pasi projekti nuk përmbush kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Europian.

“Firmosëm refuzimin e lejes mjedisore për TEC-in e Korçës. Projekti nuk përmbush standardet e kërkuara nga BE”, tha Klosi.

Ndërkohë, gjatë vizitës së tij në Korçë, kreu i PD, Lulzim Basha ka treguar një dokument të firmosur nga Rama, Peleshi dhe Filo, për ndërtimin e TEC-it.

“Ja ku është e vërteta. Edi Rama e ka firmosur dhe bën gjoja sikur tërhiqet. Nxjerr këto qoftet e qeverisë. Jo Blend Klosin e kryetarin e Bashkisë. Të gjithë janë brenda, janë pjesë e kësaj afere. Helmi mbi Korçën pasuron Edi Ramën. Shikojeni firmën e Edi Ramës, Niko Peleshit, Sotiraq Filos. Kjo është qeveri kriminale. Se për të pasuruar Edi Ramën dhe oligarkët e TEC-it, janë gati të helmojnë popullin e tyre”, shprehet Basha.

Të fundit