Flash News

KRYESORE

KLP publikon listën me 15 kandidatët e SPAK, cilët janë të përjashtuarit e ‘famshëm’ të sistemit të drejtësisë?

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka përzgjedhur 15 emrat e prokurorëve që do të vazhdojnë garën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Emrat e prokurorëvë që do të vijojnë garën për në SPAK sipas KLP-së janë Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Arben Kraja, Doloreza Musabellui, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Ndini Tavani, Behar Dibra, Anita Jella dhe Besnik Muçi.

KLP ka vendosur gjithashtu të përjashtojë nga kjo garë edhe disa emra të njohur të sistemit të drejtësisë. Të tillë janë drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, si dhe ish kreu i kësaj Prokurorie, Besnik Hajdarmataj.

Gjithashtu, janë përjashtuar edhe dy prokurorët Dritan Prençi e Vladimir Mara, të cilët njihen si prokurorët e dosjeve “të nxehta”, siç është ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ajo e përgjimeve për blerjen e votave në Durrës, “339”, në të cilën është i përfshirë edhe ish-kreu i kësaj bashkie, Vangjush Dako.

Një tjetër i përjashtuar ditën e sotme nga KLP ka qenë edhe kandidati Gëzim Cena, i cili u përjashtua me argumentin se nuk i plotësonte kushtet për të qenë pjesë e strukturave të SPAK.

Të fundit