Flash News

KRYESORE

KLP zgjedh drejtuesit e Prokurorisë së Shkallës së Parë në disa qytete

KLP zgjedh drejtuesit e Prokurorisë së Shkallës së Parë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar mbledhjen e fundit për vitin 2019 ku ka zgjedhur disa drejtues të Prokurorisë së Shkallës së Parë në Kukës, Elbasan, Fier, Pukë dhe në Lushnje.

Report tv raporton se në krye të Prokurorisë së Elbasanit është caktuar me një mandat të përkohshëm Kreshnik Ajazi, ndërsa me 4 vota pro Rita Gjati është caktuar me një mandat 3-mujor në krye të Prokurorisë së Kukësit. Violeta Shkurta është caktuar në kryer të Prokurorisë së Fierit, Arben Dyla do të marrë drejtimin e organit të akuzës në Lushnje, ndërsa prokuror në Prokurorinë Pukës është caktuar Françesk Ganaj.

Ndërkohë është propozuar Alma Bramo në Prokurorinë e Durrësit.

Të fundit