Flash News

KRYESORE

KLSH 10 muaj pa kryetar, Krasniqi: Çfarë fshihet pas refuzimit të kandidaturës së Petraq Milos

Analisti Afrim Krasniqi dyshon se mazhoranca po tenton të marrë nën kontroll Kontrollin e Lartë të Shtetit, nisur nga fakti se sot Komisioni i Ekonomisë rrëzoi kandidaturën e Petral Milos. Sipas analistit, mungesa e një drejtuesit në krye të këtij institucioni është një privilegj për vendin, sidomos në këto kohë skandalesh.

“Kuvendi rrezoi kandidatin e trete per KLSH. Nisi si ceshtje kriteresh e po kthehet ne një debat parimesh! Qeveria po kërkon te imponoje kontrollorin e saj? Vendi mbetet pa kryetar te KLSH prej 10 muajsh. Nje privilegj qe asnjë qeveri nuk e ka, sidomos ne kohe skandalesh te shumta”, shkruan ai në një postim në Twitter.

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi Milon e propozuar nga presidenti Meta me argumentin se ai rezulton të jetë anëtar i Partisë Demokratike.

Të fundit