Flash News

KRYESORE

KLSH kallëzon në Prokurori 4 ish-zyrtarë të Prefekturës së Lezhës

KLSH kallëzon në Prokurori 4 ish-zyrtarë të Prefekturës

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht në Prokurori dy ish-drejtorë dhe ish-dy specialistë të komisionit vendor të verikimit të pronësisë në prefekturën e Lezhës.

Sipas KLSH të 4 ish-zyrtarët i kanë sjell një dëm prej 11 milionë lekësh të reja buxhetit të shtetit ku në 20 raste ata nuk kallëzuar në prokurori komisionerët të ndarjes tokës në fshat të cilët kanë abuzuar me detyrën.

Gjithashtu ata kanë kryer edhe disa shkelje të tjera ligjore që kanë të bëjnë me moskalimin e sipërfaqeve të mëdha toke nga privatët tek shtetit, e cila përdorej padrejtësisht nga individë të ndryshëm. Auditimi është kryer nga data 1 janar 2013 deri më datë 31 dhjetor 2016 dhe te kallëzuarit akuzohet për” shpërdorim detyre”.  

Të fundit