Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
KLSH kallëzon në Prokurori drejtorin e spitalit psikiatrik të Vlorës, ja 10 akuzat që rëndojnë mbi të
Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi të bërë në spitalin psikiatrik të Vlorës, ka evidentuar një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore të bëra në këtë spital nga drejtori i këtij institucioni. Në vazhdën e këtij auditimi dhe konstatimi të shkeljeve të kryera, KLSH ka bërë një kallëzim penal për drejtorin e spitalit Psiakiatrik të Vlorës për “shpërdorim detyre”.
KLSH nëpërmjet një njoftimi të bërë për mediat ka renditur 10 raste në të cilat është shkelur ligji në këtë institucion. Ndërkohë që përpos kallëzimit në Prokurori të drejtorit të spitalit psikiatrik të Vlorës, KLSH i ka propozuar ministrit të Drejtësisë, largimin e tij nga detyra.
Në një njoftim për mediat bëhet me dije se drejtori i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 36.4 milionë lekë.
Njoftimi për mediat
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit me nr. 143/1, datë 13.02.2017, i ndryshuar, ka zhvilluar auditim të përputhshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali”, Vlorë për periudhën 01.01.2014 deri 28.02.2017. Raporti Përfundimtar i Auditimit është evaduar me Vendimin nr. 75, datë 30.06.2017 të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe është përcjellë në subjektin e audituar me shkresën nr. 143/13 datë 03.07.2017. Nga auditimi rezultuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi, ndër të cilat më kryesoret janë:
- Për periudhën objekt auditimi, Spitali Psikiatrik Vlorë(SPV) ka realizuar gjithsej 75 procedura me negocim pa shpallje paraprake të kontratës (procedura të reja dhe shtesa 20% të kontratës së mëparshme), në vlerën e përgjithshme 87,762,676 lekë. U konstatua se për 43 procedura me negocim pa shpallje paraprake të kontratës, në vlerën 39,717,998 lekë, Autoriteti Kontraktues(AK) nuk ka vërtetuar, argumentuar dhe dokumentuar se nevoja ekstreme apo situata emergjente ka ardhur si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të vetë AK, si dhe nuk ka vërtetuar nevojën e kryerjes së këtyre procedurave, e për pasojë, këto procedura nuk duheshin zhvilluar me negocim, por duhet të zhvilloheshin procedura të hapura në zbatim të Ligjit “Per Prokurimin Publik”. Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, neni 33, me VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar, kreu IV, pika 5, si dhe me VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, neni 36.
- Në tenderin e zhvilluar me objekt “Shërbimi i lavanderisë dhe furnizimi me inventar ekonomik”, në shkurt 2016, me vlerë kontrate 112,009,392 lekë me TVSH, me afat 4 vite (01.05.2016-30.04.2020), dëmi ekonomik total i shkaktuar Buxhetit të Shtetit, nga përllogaritja e gabuar e vlerës së kontratës, është në vlerën 3,999,199 lekë për vitin e parë të kontratës dhe dëmi ekonomik i mundshëm në të ardhmen për 3 vitet e tjera të kontratës është në vlerën 11,755,860 lekë.
- Nga auditimi i zbatimit të procedurës së prokurimit të zhvilluar me objekt “Shërbime për pastrim të ambienteve të brendshme dhe të jashtme si dhe sistemimin e ambienteve të gjelbërta të Spitalit Psikiatrik Vlorë”, dëmi ekonomik i shkaktuar Buxhetit të Shtetit, nga përllogaritja e gabuar e zbatimit të vlerës së kontratës, është në vlerën 5,131,297.25 lekë me TVSH për 10 muaj të zbatimit të kontratës dhe dëmi i mundshëm/pritshëm për 38 muajt e tjera të realizimit të kontratës është në vlerën 19,498,929 lekë me TVSH.
- Në 2 raste(Shërbimi lavanderisë dhe furnizimi me inventar ekonomik në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë” dhe “Pastrim i brendshëm dhe pastrim gjelbërim i jashtëm”, viti 2016), AK ka zhvilluar procedurat e prokurimit për prokurimin e materialeve dhe shërbimeve, të cilat janë objekt i prokurimit të përqendruar nga Ministria e Brendshme, pa marrë më parë miratimin e kësaj Ministrie, në kundërshtim me VKM nr. 28, datë 14.01.2015 “Për ngarkimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrit, Ministrave dhe Institucioneve të varësisë, për disa mallra e shërbime”, i ndryshuar, pika 1.
- Nga auditimi i procedurave të prokurimit rezulton se Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë ka kryer në vitin 2016 procedurën e prokurimit “Evadimi i mbetjeve urbane të Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë” me vlerë 1,479,971.98 lekë me TVSH, me një operator ekonomik privat. Evadimi i mbetjeve urbane është një shërbim i cili mbulohet nga kontrata 5 vjeçare me nr. 4558 Prot., e lidhur më datë 31.10.2014 mes të njëjtit operator ekonomik dhe Bashkisë Vlorë. Pra, për të njëjtin shërbim kompania private është paguar dy herë. Për pasojë, shuma e kësaj procedure në vlerën 1,479,971.98 lekë, përbën dëm ekonomik për llogari të Buxhetit të Shtetit.
- Po në 2 raste, AK ka zhvilluar procedurat e prokurimit për prokurimin e shërbimeve për një periudhë 4 vjeçare, pa e argumentuar arsyen e kryerjes së këtyre shërbimeve për periudhën 4 vjeçare, duke qenë se këto janë mallra dhe shërbime, për të cilat bëhen planifikime dhe përdorime vjetore, e që gjenden lehtësisht në treg dhe mund të prokurohen normalisht me një procedurë të hapur ose kërkesë për propozim. Veprime në kundërshtim me VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, neni 76 “Kohëzgjatja e kontratës”.
- Në 2 raste, është përcaktuar privatizimi i shërbimit të lavanderisë dhe pastrimit, por nga AK nuk është përcaktuar asnjë kërkesë e veçantë për trajtimin dhe marrjen në punë të punonjësve të Spitalit, të cilëve me Urdhrin e Drejtorit të AK, datë 29.04.2016, u janë ndërprerë në mënyrë kolektive marrëdhëniet e punës me SPV, në kundërshtim me Kodin e Punës. Konkretisht, për këtë shërbim, u janë ndërprerë marrëdhëniet e punës 4 punonjësve të lavanderisë dhe 28 punonjësve të pastrimit.
- Në 3 raste, kontrata e qiradhënies, është nënshkruar pa marrë më parë miratimin e Ministrit të Shëndetësisë, në kundërshtim me Urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë nr. 506, datë 18.09.2013 “Për ndalimin e procedurave të marrjes dhe largimit nga puna të punonjësve dhe dhënien me qera të ambienteve dhe hapësirave, në institucionet shëndetësore”. Ndërsa, në një rast, Këshilli Tekniko-Administrativ i SPV, ka marrë vendim për dhënien me qira të një sipërfaqe 105 m2, me objekt “Bar-Bufe”, për një periudhë 10 vjeçare, në tejkalim të kompetencave, për arsye se për kontratat mbi 1 vit, e drejta e lidhjes së kontratës i takon organit që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore të institucionit, në këtë rast Ministrisë së Shëndetësisë. Veprim ky në kundërshtim me VKM nr. 54, datë 05.02.2014, Kreu I, pika 6, gërma b.
- Nga mosndjekja e procedurave ligjore në ndërprerjen e marrëdhënieve të punës me ish punonjësit, Spitali Psikiatrik Vlorë është paditur me të drejtë nga 22 persona, nga të cilët 12 janë në proces gjykimi, nga ku pretendohet një dëmshpërblim në vlerë totale 6,158,765 lekë fituar në shkallën e parë të gjykimit, ndërsa 10 çështje janë përfunduar, duke e detyruar Spitalin Psikiatrik Vlorë të paguajë vlerën 7,737,491 lekë, vlerë e cila përbën efekt financiar negativ për Buxhetin e Shtetit.
10.Nga auditimi i gjendjeve debitore rezulton se institucioni nuk ka politika të qarta për arkëtimin e detyrimeve dhe menaxhimin e debitorëve dhe nuk ka mundur të arkëtojë debitin e krijuar ndër vite në vlerën 14,808,039 lekë. Për disa nga shkeljet e mësipërme dhe për shumë të tjera, KLSH ka kryer, me shkresën nr. 143/15, datë 10.07.2017 kallëzim penal ndaj Drejtorit të Spitalit Psikiatrik Vlorë, z. K.Ll., me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal., duke i përcjellë materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndërkohë që KLSH me shkresën me nr. 143/14 datë 03.07.2017 i ka propozuar Ministrit të Shëndetësisë largimin nga detyra të Drejtorit të Spitalit Psikiatrik Vlorë.
Gjithashtu, për përmirësimin e punës, KLSH ka rekomanduar 15 masa organizative, 14 masa për shpërblim dëmi dhe 6 masa disiplinore. - Subjekti i audituar, Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë nuk ka kthyer përgjigje brenda afatit ligjor 20 ditë nga marrja e Raportit Përfundimtar të Auditimit dhe Vendimit të Kryetarit të KLSH.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38