Flash News

KRYESORE

KLSH: Mbi 1,5 miliardë euro dëm ekonomik në 2018-ën, ngarkohen penalisht dhjetëra zyrtarë

KLSH: Mbi 1,5 miliardë euro dëm ekonomik në 2018-ën,

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar në auditimet e kryera për vitin 2018, një dëm ekonomik nga ndikimi negativ i mos arkëtimit të të ardhurave dhe nga shpenzimet jo eficiente, i cili llogaritet mbi 1,5 miliardë euro, e ndarë 923 milionë euro në fushën e të ardhurave dhe 587 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo eficente.

KLSH ka ngarkuar penalisht për dëmet e shkaktura 33 titullarë institucionesh, 26 nëpunës të nivelit drejtues dhe persona të tjerë. Përveç shpërdorimit të detyrës apo shkeljes së barazisë në tendera, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka referuar raste edhe me falsifikim dokumentesh, tregues ky i kryerjes me dashje të dëmit ekonomik.

KLSh identifikon mungesë të theksuar të monitorimit të portofolit të PPP-ve ekzistuese. Konstatohet se Ministria e Financave nuk raporton sipas standardeve ndërkombëtare stokun e borxhit publik, që vjen nga këto kontrata.

Referuar të dhënave aktuale në lidhje me 11 kontratat koncensionare, rezulton se shpenzimet faktike nga buxheti i shtetit rezultojnë në shumën 6,4 miliardë lekëve. Ndërkohë që projeksionet flasin se në 2021-shin qytetarëve shqiptarë PPP-të do t’u kushtojnë plot 18 miliardë lekë në vit.

Të fundit