Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
KLSH/ Ujësjellësi Tiranë pagoi 1 mlion euro për punime të pa përfunduara
KLSH përmes një raporti ka reflektuar se Ujësjellësi i Tiranës ka shpërdoruar fondet dhe u ka paguar në mënyrë abuzive 407 mijë euro, firmave që kanë kryer punimet. KLSH i referohet auditimit që i ka bërë kontratës së punimeve për “Prodhimi i ujit dhe rehabilitimi i depove” për stacionin e pompimit Qafë Mollë.
Sipas kësaj kontrate, ndonëse sipas projektit, ishte parashikuar ndërtimi i një nënstacioni të ri elektrik, në fakt i është kërkuar shoqërisë zbatuese të pezullojë ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik dhe të realizojë blerjen e 7 transformatorëve elektrikë me qëllim mbrojtjen e pompave të reja, të cilat kanë kushtuar 111,303 €uro.
Transformatorët janë blerë, por nuk u vendosën asnjëherë në punë dhe janë lënë të kalben në shi. “Nisur nga fakti se stacioni i pompimit në Qafë Mollë, aktualisht punon me pompat e vjetra të amortizuara, ndërsa pompat e reja që do të siguronin rritjen e prurjes së ujit dhe kursim të energjisë elektrike janë të dëmtuara dhe në gjendje stoku, konkludojmë se blerja e 7 transformatorëve elektrikë me qëllim mbrojtjen e pompave centrifugale horizontale të ujit ( ku aktualisht nuk janë në gjendje pune) rezulton shpenzim i panevojshëm dhe i pa argumentuar teknikisht si dhe ka sjellë si pasojë përdorimin pa efektivitet, pa ekonomicitet dhe pa efiçencë të fondeve publike me vlerë 407,147 Euro“, thuhet në raportin e auditimit nga KLSH.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar në mënyrë urgjente një analizë të detajuar nga AKUK-ja për zbardhjen e përgjegjësive për këtë situatë dhe riparim e pompave të dëmtuara në Qafë Mollë.
500 mijë € pagesa për punë të pakryera
“Keqadministrimi i këtij projekti të madh ka shkaktuar një dëm ekonomik me vlerë 575,448 Euro”. Ky është një tjetër pretendim i dalë nga raporti i auditimit të KLSH-së mbi ndërmarrjen e ujësjellësit të Tiranës. Sipas ekspertëve të KLSH-së: 1- “Nga auditimi i zbatimit të punimeve civile të kontratës me objekt “Prodhimi i ujit dhe rehabilitimi i depove” u konstatuan se operatori ekonomik që ka kryer punimet, me drejtues ligjor Z. A. G., është financuar për zëra punimesh të pakryera, për diferenca në zëra dhe volume duke përfituar padrejtësisht për punë të pakryer në shumën 222,816 Euro duke shkaktuar një dëm ekonomik për buxhetin e shtetit”. 2- Nga auditimi i zbatimit të punimeve civile të kontratës me objekt “Punime për të Përmirësuar Performancen e Impiantit të Bovillës” u konstatuan se është financuar operatori ekonomik, me drejtues ligjor z. A. G. për zëra punimesh të pakryera, për diferenca në zëra dhe volume, si dhe mos argumentim për pajisje dhe makineri me faturë blerje, duke përfituar padrejtësisht për punë të pakryer në shumën 217,370Euro duke shkaktuar një dëm ekonomik për buxhetin e shtetit”. 3- “Nga auditimi i zbatimit të kontratës me objekt “Shërbim konsulence dhe mbikëqyrje punimesh” u konstatuan se shoqëria, me përfaqësues L. C. ka realizuar pjesërisht kontratën e nënshkruar, duke mbikëqyrur realizimin e punimeve të dy kontratave (“Punime për prodhimin e ujit dhe rehabilitimi i veprave”, me vlerë 3,852,155.38 € dhe “Punime për të përmirësuar përformancën e impiantit të Bovillës” me vlerë 903,761.03 €), ndërkohë që sipas skedulit të mbikqyrjes së supervizionit të objekteve të pasqyruara në kontratë, do të mbikqyreshin 4 kontrata (1. Riparimet ne rrjetin e furnizimit me uje dhe kanalizimeve, 2. Rehabilitimi i tubacionit kryesor Shën Mëri-Qaf Mollë, 3. Punime për prodhimin e ujit dhe rehabilitimi i veprave dhe 4. Punime për të përmirësuar përformancën e impiantit të Bovillës) nga kjo shoqëri. Sa më sipër kryerja e punës vetëm për dy kontrata (nga katër), ka bërë që shoqëria e kontraktuar, ka përfituar padrejtësisht shumën 135,262 €uro [(435,162 € vlerë e disbursuar) – 299,900 € (punë e kryer për 2 kontrata)] për punë të pa kryer“, thuhet në raportin e KLSH.
Për të gjitha këto shkelje KLSH i ka rekomanduar Ujësjellësit që deri më 31 janar 2017 të ndërmarrë të gjitha procedurat e duhura administrative si dhe të gjitha shkallët e gjykimit për arkëtimin e shumës 575,448 Euro, të cilën këto shoqëri e kanë përfituar tepër për punë të pakryera.
Investimet:
Megjithëse janë shpenzuar miliona euro, edhe ato investime që janë bërë, nuk janë aspak cilësore. Sipas KLSH-së, depoja në qytetin e Nxënësve, megjithëse i është nënshtruar një kontrate hidroizolimi të mureve të brendshme, ka plasaritje të mureve nga jashtë dhe rrjedhje të vazhdueshme uji, pasi kontrata është realizuar vetëm në masën 50%.
“Nga auditimi në objekt i depos së ujit në Qytetin e Nxënësit për kontratën “Prodhimi i ujit dhe rehabilitimi i depove” u konstatua se: Depoja në pjesën veriore në 2 vende në lartësinë rreth 150 cm nga toka kishte rrjedhje uji (pa ndërprerje) dhe plasaritje të mureve nga jashtë. Bazuar në raport progresin e periudhës qershor 2011 deri gusht 2011, faqe 5, të hartuar nga mbikëqyrësi i punimeve, punimet e hidroizolimit për muret e brendshme të depos se ujit janë realizuar në masën 50 %. Nga auditimi u konstatua se për pjesën e pahidroizoluar të depos, materialet janë bërë hyrje në magazinën e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, por nuk është marrë asnjë masë për kryerjen e punimeve për hidroizolimin e depos së ujit”, thuhet në raportin e KLSH-së.
Të gjendur përballë kësaj situate, KLSH i kërkon AKUK-së që të ngrejë menjëherë një grup pune dhe t’i kërkojë firmës përkatëse të marrin masa për hidroizolimin e plotë të depos së ujit në Qytetin e Nxënësve.
Rreziku i keqmenaxhimit
Vendi ynë edhe pse i pasur me burime të shumta ujore (det, lumenj, liqene dhe burime të tjera nëntokësore), shumë shpejt mund të ndjejë krizën e mungesës së ujit të pijshëm. Në fillim të këtij viti, Instituti Botëror i Burimeve, publikoi një studim të detajuar të vendeve të rrezikuara nga kriza e ujit deri në vitin 2014 dhe Shqipëria ndodhet në zonën e lartë të rrezikut duke u renditur e 62-ta nga 167 vende të analizuara. Sipas ekspertëve, ky përkeqësim i situatës së burimeve ujore të Shqipërisë, do të vijë prej keq menaxhimit të tij. Citizens Channel
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38