Flash News

KRYESORE

Klubi i Napolit pranë popullit shqiptar, tifozët: Gjobat e lojtarëve dërgojini në Shqipëri

Klubi i Napolit pranë popullit shqiptar, tifozët: Gjobat e
Edhe klubi italian i Napolit i qëndron afër Shqipërisë në këto momente të vështira. Futbollistët ashtu si edhe shumë napolitanë janë prekur nga situata e vështirë që vendi ynë po kalon. Pjesë e të kaltërve është edhe kapiteni i kuqezinjve Elseid Hysaj . Klubi i Serisë A ka postuar një mesazh në Twitter, ku thotë se solidarizohet me situatën e krijuar: “Jemi pranë popullit shqiptar të goditur gjatë natës nga një tërmet i rëndë”. Ndërkohë, dhjetëra tifozë i kanë propozuar presidencës së Napolit që të dhurojë të ardhurat e gjobave të vendosura së fundmi ndaj lojtarëve të kaltër për familjarët e viktimave të tërmetit në Shqipëri. Një nismë e tillë është pritur mirë nga të gjithë, ndërkohë që pritet aprovimi i presidencës.

Të fundit