Flash News

KRYESORE

Koalicion me PD pas zgjedhjeve? Rama nuk mohon: Po pres 25 qershorin

Koalicion me PD pas zgjedhjeve? Rama nuk mohon: Po pres 25 qershorin

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Ndonëse as nuk e pohoi diçka të tillë, Rama tha se do të priste vendimin e popullit dhe më pas do marrë vendimin.

“Nuk i hyj fare kësaj bisede sepse pres që të lexoj çfarë do të vendosë populli më 25 qershor”, u shpreh Rama në Top Story.

Pavarësisht insistimit të gazetarit Sokol Balla për të marrë një përgjigje konkrete, Rama insistoi: “Nuk mendoj fare. Pres që gjykatësi, sovrani, të vendosë më 25 qershor. Ne po i shkojmë sovranit me këtë kërkesë, të na japi 71 mandate”.

Rama paralajmëron thellimin e përplasjeve me LSI: Duam një mandat të plotë

Të fundit