Flash News

KRYESORE

Koalicion me PD? Taulant Balla: Nuk na ka luajtur mendja… Padashje konfirmon planin ‘ogurzi’ që e ka denoncuar Blushi

Koalicion me PD? Taulant Balla: Nuk na ka luajtur mendja… Padashje

Deputeti i PS, Taulant Balla gjatë një takimi me banorët e fshatit Kuturman në Librazhd, ka folur edhe për mundësinë e një koalicioni me PD-në pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Balla e ka konsideruar të pamundur këtë koalicion, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët të votojnë PS-në mënyrë që të arrijë e vetme 71 vota.

Gjatë fjalës së tij, Balla ka konfirmuar padashje edhe planin orgurzi të qeverisë Rama që kreu i LIBRA-s, Ben Blushi e ka denoncuar në Kuvend dhe në media.

Balla theksoi se PS ka për synim të anëtarësojë Shqipërinë në BE në mënyrë që shqiptarët të largohen lirshëm drejt Europës dhe jo si emigrantë të paligjshëm. Ka qenë Blushi ai që ka deklaruar më parë se synimi i vetëm i Ramës është të zbrasë vendin nëpërmjet rritjes së varfërisë për të qeverisur i pashqetësuar.

Pjesë nga fjala e Taulant Ballës:

Sot është një ditë e veçantë, unë jam këtu me ju, Edi Rama është me Donald Trump në Bruksel edhe Lul Basha duke nda me Nard Ndokën ku do kandidojë Nard Ndoka edhe me atë kaubojsin që përzumë ne. Të gjithë duhet ta dimë që nuk ka dyshim që Edi Rama do të jetë sërish kryeministër dhe PS do t’i fitojë këto zgjedhjet. Kësaj radhe është votimi më i rëndësishëm që kemi pasur në gjithë këto vite, o Shqipëria vazhdon në drejtimin e nisur ose larg qoftë kthehemi ku ishim në 2013. Në rast se PS nuk siguron e vetme qeverisjen 71 do duhet të bëjmë përsëri koalicione. Ato të PD-së i genjen mendja e kujtojnë se do i marrim ata, po na ka lujt mendja ne të marim ato. Ne i morëm për këtë marrëveshje për shkak se na duhet të mos e vonojmë asnjë ditë Vettingun dhe që donim që kur Rama të shkonte në Bruksel për të takuar Trumpin dhe Merkelin ne ta kishim filluar procesin e Vettingut me qëllim që menjëherë më pas të hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, që djemtë e Kuturmanit të cilët kanë pushtuar Europën mos jenë më si emigrantë të paligjshëm, por të udhëtojnë me një pasaportë të një vendi anëtar të BE. Nuk kemi kohë për të humbur.  

Të fundit