Flash News

KRYESORE

Koalicionet parazgjedhore, PD s'i bindet ultimatumit të Gjiknurit, do t'i drejtohet e vetme ODIHR-it për opinion

Koalicionet parazgjedhore, PD s'i bindet ultimatumit të Gjiknurit, do

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i la afat opozitës jashtëparlamentare deri të premten për të depozituar draftet për çështjen e formulës së koalicioneve dhe formulës së shpërndarjes së mandateve.

Por, opozita nuk do t'i bindet këtij ultimatumi të PS-së dhe nuk do të depozitojë asnjë draft në mbledhjen e nesërme. Sipas sekretarit për çështje zgjedhore në selinë blu, Ivi Kaso këto janë ndryshime të propozuara mazhoranca, dhe i takon asaj t'i detajojë këto propozime.

“Do të ishte në seriozitetin e tryezës së Këshillit Politik, por edhe këtij propozimi të maxhorancës në qoftë se do ishte e vërtetë, që mazhorcana e cila me forcën e kartonit ka imponuar ndryshime të njëanshme kushtetuese, të vinte të sqaronte jo vetëm Këshillin Politik por edhe të gjithë shqiptarët mbi vizionin e saj se si këto ndryshime kushtetuese do të përktheheshin në amendamente në Kodin Zgjedhor”, tha Kaso për "EuroNews".

Opozita vazhdon të këmbëngulë në kërkesën e saj për t’ju drejtuar OSBE/ODIHR-it, për çështjet që nuk ka dakordësi. E kundërta sipas Kasos, do të ishte në kundërshtim me marrëveshjen e 14 janarit.

“Palët në raport me çështjen e heqjes së koalicioneve kanë një qëndrim diametralisht të kundërt, dhe këtu kërkohet në bazë të dokumentit të 14 janarit ekspertiza e ODIHR”, shtoi Kaso.

Njëra nga arsyet se përse përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin politik Damian Gjiknuri refuzon kërkesën e opozitës për t’ju drejtuar ODIHR-it, është se nuk ka një draft konkret mbi të cilin palët ti kërkojë atij opinion. Por, Kaso ka një qëndrim tjetër për këtë çështje.

Burime nga PD-ja bëjnë me dije se në rast të refuzimit sërish nga mazhornanca, opozita do ti drejtohet e vetme ODIHR-it për ti kërkuar një opinion për çështjet që nuk kanë dakordësi në këshill.

Të fundit