Flash News

KRYESORE

‘Koalicioni i fitores’ i Bashës: Me LSI, PDIU dhe PBDNJ merr 41 bashki; bashkë me Tiranën e Durrësin

Së fundmiPartia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me kryetar Shpëtim Idrizin iu bashkuan koalicionit opozitar.

Më herët koalicionit të opozitës, që kryesohet nga Partia Demokratike me kryetar Lulzim Bashën, iu bashkua Lëvizja Socialiste për Integrim e Monika Kryemadhit.

Politiko.al ka bërë një përllogaritje matematokore të rezultateve të koalicioneve në zgjedhjet lokale të 2015-s, duke hequr votat e LSI-së dhe PDIU-së nga koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASE), që kryesohej nga PS, duke ia shtuar koalicionit Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, (APPD), që kryesohej nga PD. Po ashtu koalicionit APPD i janë shtuar votat e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) e Vangjel Dules, e cila në zgjedhjet e 2015-s kandidonte si e pavarur, jashtë koalicioneve.

Sipas këtyre përllogaritjeve, opozita e sotme e bashkuar (shtuar LSI, PDIU DHE PBDNJ) rezulton fituese në 41 bashki, përshirë bashkitë e rëndësishme si; Tiranë, Durrës, Berat, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kukës, Lezhë, Shkodër, Dibër.

Ndërsa, po sipas përllogarive të rezultateve të 2015-s, në zgjedhjet e ardhshme Partia Socialiste e vetme fiton 20 bashki në gjithë Shqipërinë, përfshirë bashkitë e rëndësishme, Korçën dhe Vlorën. / Politiko.al/

Formula e përllogaritjes së të dhënave:

Koalicioni ASE- votat e PDIU – LSI

Koalicioni APPD+ votat e PDIU+LSI+PBDNJ

*Shënim: të dhënat e marra në faqen zyrtare të KQZ

Të fundit