Flash News

KRYESORE

Koalicioni opozitar, kush është aleati i parë që firmosi marrëveshjen me PD-në

Koalicioni opozitar, kush është aleati i parë që firmosi

Ashtu siç ishte njoftuar, sot në orën 09.00 PD ka nisur takimet me aleatët për firmosjen e marrëveshjes për krijimin e koalicionit opozitar.

Pak minuta më parë, PD me në krye kryetarin Lulzim Basha firmosi marrëveshjen e parë me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Kjo marrëveshje parashikon zgjedhje të lira e të ndershme pa Edi Ramën kryeministër, krijimin e një qeverie tranzitore dhe dënimin e politikanëve që blejnë zgjedhjet.

Pjesë e kësaj marrëveshje pritet të jenë edhe parti të tjera opozitare si LZHK, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.

Të fundit